Shporta juaj është bosh
ITH
Vepra e Shaqirit është rrëfim, prozë, ese, është e lidhur me hulumtime historike, njohuri letrare, estetike, shkencore, metodologjike, me komente të ndryshme dhe në të gjithë këtë gjejmë edhe poezinë, pasi ajo buron nga zhvillimi natyror i vargut, degëzohet përmes frazave dhe nënkupton degë në lëvizshmëri, ajo lëvizje rrënjësore e ndërgjegjes që në momentin e parë të shqetëson e turbullon dhe më pas del nga vetvetja dhe të ndriçon. Përmes kësaj vepre, me titull sugjestionues, i shtyrë nga një “etje dashurie” e pafrenueshme, ashtu si vetë ai e përkufizon atë çfarë rrjedh në dejtë e tij, na dhuron një lirikë me fjalë shumëngjyrëshe, të cilat lulëzojnë dhe kthehen në burime tregimesh, lumenj kujtimesh, puhiza verore, flutura të jetës në sekondën që merr arratinë dhe gdhendet në përjetësi në shkëmbin e ekzistencës njerëzore.
Poetika e Ilir Shaqirit është trajnimi i shpirtit, dhe shpirti nuk kapet, nuk shprehet, por lë gjurmë në jomaterializimin e tij.
Autori | Ilir Shaqiri |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Kategoria |
Poezi Letërsi shqipe |
Numri i faqeve | 208 |
Data e botimit | Maj 2019 |
ISBN | 9789928277640 |
Gjuha | Shqipe |