Kalin Terziyski
Kalin Terziyski u lind në mars 1970 në Sofje të Bullgarisë. U diplomua për Mjekësi dhe punoi si psikiatër në spitalin “Shën Ivan Rilski”. Gjatë kësaj kohe ai shkroi një sërë tregimesh dhe tekstesh alternative për gazeta dhe revista.
Në fillim të viteve 2000, ai e braktisi karrierën mjekësore për t’iu kushtuar të shkruarit. Vepra e tij përfshin romane, përmbledhje me poezi, si dhe përmbledhje me tregime të shkurtra. Përmbledhja me tregime “A ka njeri që ju do?” (2009), është vlerësuar me Çmimin Europian në Letërsi (EUPL) në vitin 2011.