Lily Mavrokefalou

Lily Mavrokefalou lindi në Selanik, ndërsa vitet e fëmijërisë dhe të adoleshencës i kaloi në Maqedoni.

Në vitin 1963 u vendos në Athinë. Studioi për Filologji Angleze dhe për Histori-Arkeologji në Universitetin e Athinës. Punoi si pedagoge, por edhe në sektorin e Marrëdhënieve Publike të Organizmit Grek të Turizmit.

Në fushën e letërsisë debutoi në vitin 1977 me romane historike. Për veprën e saj Kleomenis, ajo u vlerësua nga Shoqata e Letrarëve Grekë. Ka shkruar gjithashtu romanet: “Ajis”, “Tjetri”, “Dy në Pasqyrë”.