Shporta juaj është bosh
E zjarrit dhe e vetmisë
Cili ankth, cila
kënaqësi mban të përkulur mbi tekstin që po shkruan, Manto Mavrojenis, atë
arkonde të rënë prej vakti, të harruarën tashmë “Heroinë dhe Madonë” të
Mikonos, atë që e futi vendlindjen e saj në vallen e revolucionit të 1821-shit,
që e shpëtoi nga algjerianët dhe e shpenzoi pasurinë e saj të madhe për
qëllimet e kësaj lufte?
Natë për natë - është viti 1838 dhe mbret është Otoni,
me origjinë bavareze - ajo sjell ndër mend kujtime dhe persona që kanë vdekur
tashmë, gjakos plagë të vjetra. Rrëfen jetën e saj, luftën e saj, atë dashuri
të saj të madhe me fund shumë të hidhur për Dhimitër Ipsillantin. Dhe bashkë me
to, rrëfen peripecitë që ndoqën kombin që kishte ngritur krye. Shpërthimet e
pasioneve, heroizmat, çmenduritë hyjnore, por edhe vuajtjet, tradhtitë, luftën
vëllavrasëse. Flet për rolin që luajtën Fuqitë e Mëdha. Pritëse e kësaj letre,
të këtij teksti të shkruar, është e “bija e saj për zemër”, Akrivija, e
mërguar, nën peshën e një sekreti të tmerrshëm që prej periudhës së saj të robërisë
në Egjipt. Që të “mos harrojë rrënjët e saj të përvuajtura”, të mos harrojë “se
ëndrrat ndryshojnë botën”...
Autori | Lily Mavrokefalou |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Kristo Pulla |
Kategoria |
Histori Roman Bashkëkohorë Letërsi e huaj |
Numri i faqeve | 544 |
Data e botimit | Nëntor 2021 |
ISBN | 9789928348401 |
Gjuha | Shqipe |