Henry Kissinger

Henri Kisinger shërbeu si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare dhe më pas si Sekretar i Shtetit në kohën e Riçard Niksonit dhe Xherald Fordit, si dhe ka shërbyer si këshilltar i shumë presidentëve të tjerë amerikanë për politikën e jashtme.
Në vitin 1973 mori çmimin “Nobel” për paqen, si dhe është nderuar me Medaljen Presidenciale të Lirisë dhe Medaljen e Lirisë, mes shumë çmimeve të tjera. Është autor i një sërë librave dhe artikujve mbi politikën e jashtme dhe diplomacinë, ndërsa aktualisht është President i Kissinger Associates, Inc., një firmë ndërkombëtare këshillimi.