Për Kinën

Për më se njëzet vjet pas Revolucionit Komunist në vitin 1949, Kina dhe pjesa më e madhe e botës perëndimore nuk kishin diplomatë në kryeqytetet respektive dhe asnjë rrugë të drejtpërdrejtë komunikimi. Mandej, në korrik të vitit 1971, Henri Kisinger mbërrin në mënyrë të fshehtë në Pekin i ngarkuar me një mision që shpejt çoi në rivendosjen e marrëdhënieve mes Kinës dhe Perëndimit duke ndryshuar rrjedhën e historisë së pasluftës.
Përgjatë dyzet vjetëve të fundit, Kisingeri ka ruajtur lidhje të ngushta me gjeneratat e njëpasnjëshme të udhëheqjes kineze e, ndoshta, ka krijuar lidhjet më të ngushta me Kinën në nivelin më të lartë se çdo figurë tjetër perëndimore. Ky libër sintetizon përvojën e tij të papërsëritshme si dhe studimin e gjatë të Kinës, duke hulumtuar historinë e saj nga periudha klasike deri në ditët e sotme, si dhe duke shpjeguar arsyet e kursit të pazakontë që ndjek sot.
Libri përqendrohet në dekadat qysh prej vitit 1949, duke paraqitur portrete të vizatuara me mjeshtëri të Mao Ce Dunit, Çu En Lait, Ten Hisiao Pinit si dhe të tjerë udhëheqësve kinezë, si dhe duke riprodhuar fjalë për fjalë bisedat e Kisingerit me secilin prej tyre. Por syrit të Kisingerit s’i shpëton rrjedha e pandërprerë e historisë kineze: ai përshkruan thelbin e qasjes kineze ndaj diplomacisë, strategjisë dhe negociatave si dhe mënyrat e jashtëzakonshme me të cilat burrat e shtetit të periudhës komuniste kanë shfrytëzuar metodat e përsosura përgjatë mijëvjeçarëve. Në fund të librit, Kisingeri përsiatet në këto qëndrime për epokën tonë të ndërvarësisë ekonomike dhe të ardhmes së pasigurt.
Libri Për Kinën është shkruar me autoritet, stil të kuptueshëm, duke sjellë refleksione më të gjera mbi artin e qeverisjes dhe diplomacinë të sintetizuara nga vite të tëra përvoje. Në një moment, kur bota i ka drejtuar sytë nga Kina si asnjëherë më parë, ky libër vjen në kohën e duhur duke i zbërthyer gjërat në thelb si asnjë tjetër.

Detajet rreth librit
Autori Henry Kissinger
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Ergys Petriti
Kategoria

Histori

Me temë historike

Numri i faqeve 584
Data e botimit Janar 2014
ISBN 9789994319145
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1300 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune