Sadhguru
Jogi mistik dhe vizionar, Sadhguru është një mjeshtër shpirtëror ndryshe. Qartësia absolute e perceptimit e pozicionon atë në një vend unik, jo vetëm për çështje shpirtërore, por edhe në biznes, mjedis dhe marrëdhënie ndërkombëtare, duke hapur një derë në gjithçka që ai prek. Shqyrtues dhe pasionant, depërtues, logjik dhe me një mendjemprehtësi të pagabueshme, fjalimet e Sadhgurusë kanë fituar reputacionin e një folësi dhe opinionisti të një fame ndërkombëtare. Ai ka qenë një folës lider në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, rregullisht në Forumin Ekonomik Botëror, dhe një i ftuar special në Trajnimin e Lidershipit Australian, Samitin Ekonomik Indian dhe TED. Zgjuarsia dhe mprehtësia e tij kaptuese për çështjet botërore, si dhe qasja e pagabueshme shkencore rreth mirëqenies njerëzore, kanë pasur një influencë transformuese në themelime të disa ndërmarrjeve apo institucioneve si ajo e Bankës Botërore, Shtëpia e Lordëve (UK), Organizata Botërore e Presidentëve, Instituti Teknologjik i Masaçusetit, Shkolla e Biznesit Londër, Google dhe Microsoft.
Si një festues ndaj jetës në të gjitha nivelet, fushat e përfshirjes aktive të Sadhgurusë janë të ndryshme, si ajo e arkitekturës dhe e dizajnit vizual, e poezisë dhe e pikturës, e ekologjisë dhe e kopshtarisë, e sporteve dhe e muzikës. Ai është dizenjuesi i disa ndërtesave unike dhe hapësirave të shenjta te Qendra Isha Joga, e cila ka marrë një vëmendje të gjerë për kombinimin e fuqisë thellësisht të shenjtë me estetikën mbresëlënëse innovative dhe ekomiqësore. Sadhguru është gjithashtu themeluesi i Fondacionit. Isha prej tre dekadash, një organizatë jofitimprurëse dedikuar mirëqenies së individit dhe botës. Fondacioni Isha nuk promovon asnjë ideologji, fe apo racë të veçantë, por transmeton shkenca të brendshme të thirrjes universale.