Inxhinieria e brendshme

Ajri që merrja frymë, shkëmbi mbi të cilin isha ulur, atmosfera përreth, çdo gjë ishte bërë “unë”. Isha çdo gjë që ishte. Isha i ndërgjegjshëm, por kisha humbur arsyen. Natyra diskriminuese e shqisave thjesht nuk ekzistonte më. Sa më shumë të tregoj aq më e çmendur do të tingëllojë, sepse ajo çka ndodhi është e papërshkrueshme. Ajo çfarë unë isha, ndodhej me të vërtetë kudo.

Çdo gjë po shpërthente përtej kufijve; çdo gjë po shpërthente në çdo gjë tjetër. Ishte një harmoni e pamatë e një përsosmërie absolute. Jeta ime tani është thjesht ai moment, që ende vazhdon po aq e bukur. Kur u riktheva te gjendja ime normale m’u duk sikur kishin kaluar vetëm dhjetë minuta. Por me një shikim të shpejtë të orës pashë se ishte ora 7:30 e darkës. Kishin kaluar katër orë e gjysmë. Sytë i kisha hapur, dielli kishte perënduar dhe ishte errësirë. Isha totalisht i ndërgjegjshëm, por ajo që deri në atë moment e konsideroja si vetja ime, ishte zhdukur tërësisht.

Detajet rreth librit
Autori Sadhguru
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Lindi Reka dhe Marin Metohu
Kategoria

Motivues

Psikologji

Libra të rinj

Refleksione

Numri i faqeve 256
Data e botimit Shkurt 2022
ISBN 9789928348937
Gjuha Shqipe
Ebook
1080 Lekë

I disponueshëm menjëherë