Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
Dragan Velikic lindi në Beograd në 1953. Ai është diplomuar për Letërsi të Përgjithshme në specializimin e Teorive Letrare në Fakultetin Filologjik të Beogradit. Nga viti 1994 deri në 1999 ishte redaktor i redaksisë botuese të Radio B-92. Ai shkroi editorialë për NIN, Vreme, Danas, Reporter dhe Status. Nga qershori i viti 2005 deri në nëntor të vitit 2009, ishte Ambasador i Republikës së Serbisë në Austri. Jeton në Beograd si shkrimtar i pavarur.
Romanet e botuara: Via Pula (1988 - Çmimi Miloš Crnjanski), Astragan (1991), Hamsin 51 (1993), Muri i Veriut (1995 - bursë e Fondit Borislav Pekic), Sheshi Dante (1997), Çështja Bremen (2001), Dosja Domasevski (2003), Dritarja Ruse (2007 - Çmimi "Nin" për Romanin më të Mirë, Çmimi "Meša Selimovic" për librin më të mirë atë vit, Çmimi i Evropës Qendrore për Letërsi), Bonavia (2012)
Librat me tregime: Lëvizja e gabuar (1983), Kopshti prej qelqi (1985), Beograd dhe tregime të tjera (2009).
Librat me ese: YU-Atlantida (1993), Deponija (1994), Stanje stvari (1998), Pseca posta (2006), O piscima i gradovima (2010).
Libër me intervista të zgjedhura: 39.5 (2010).
Librat e Dragan Velikic janë përkthyer në pesëmbëdhjetë gjuhë europiane. Ai përfaqësohet edhe në antologji vendase dhe të huaj.
Ai është fituesi i Çmimit të Qytetit Budapest për vitin 2013.
Libri u shtua në wishlist.