Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
Antoneta Priftaj (Shanko) u lind më 10.02.1952 në një familje qytetare fierake.
Ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Filologjisë, dega “Gjuhë-letërsi” shqipe, në vitin 1975.
Ka punuar si mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe në disa gjimnaze të qytetit të Fierit.
Në vitet e shndërrimeve demokratike në Shqipëri, krahas punës së mësimdhënies, ka punuar si edukatore në “Qendrën Sociale Murialdo” Fier, me fëmijët dhe të rinjtë e braktisur të qytetit dhe të fshatit.
Me pasion dhe dashuri ka punuar për zbulimin, inkurajimin dhe frymëzimin e talenteve të reja në fushën e krijimtarisë letrare dhe artistike.
Mbledh, redakton dhe boton krijimet artistike të gjimnazistëve, të disa gjimnazeve të qytetit, në poezi, në prozë, ese, thënie të mençura, ilustruar me vizatime.
Libri u shtua në wishlist.