Razvan Radulescu
Razvan Radulescu (lindur më 23 tetor 1969) është diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe Akademinë e Muzikës në Bukuresht. Debutoi me romanin "Tablou de famili" (Portret familjar, 1995) dhe me "Viata si faptele lui Ilie Cazane" (Jeta dhe faktet e Ilie Kazanes, 1997), i cili fitoi Çmimin e Lidhjes së Shkrimtarëve si shkrimtar debutes. Radulescu është gjithashtu edhe një skenarist i njohur dhe regjisor. Ka qenë drejtor artistik i revistës "Elle Romania" dhe bashkëpunon me gazetat: "Dilema", "22", "Cotidianul", "Time Out". Razvan Radulescu është lektor dramaturgjie në Akademinë e Arteve të Bukura në Karlsruhe (Gjermani) dhe në Universitetin York në Toronto (Kanada). Romani i tij "Theodhosi i Vogël" është nderuar me Çmimin Europian në Letërsi (EULP) në vitin 2011.