Réka Mán-Várhegyi
Réka Mán-Várhegyi lindi në Rumani dhe u shpërngul në Hungari pas rënies së regjimit komunist në vitin 1990. Ajo është shtetase hungareze që prej vitit 1992. Përmbledhja e saj e parë me tregime të shkurtra “Unhappiness at the Aurora Housing Estate” 2014, u mirëprit pozitivisht nga lexuesit. Gjithashtu Mán-Várhegyi ka shkruar dy libra për fëmijë dhe një libër për adoleshentët, si edhe romanin “Kodra magnetike” 2018. Ajo është vlerësuar me Çmimin Letrar "JAKkendo" (2013); me Bursën Letrare "Horváth Péter" (2015) si edhe Çmimin Letrar "Déry Tibor" (2018). Aktualisht jeton në Budapest, Hungari.