Thukydhidhi

Thukydhidhi ishte një historian dhe gjeneral athinas. Është autor i librit "Epitafi i Perikliut". Thukydhidhi, i biri i Ollorus, qytetar i lirë athinas nga bashkia Alimunta, lindi në vitin 455 para Krishtit. U zgjodh në postin suprem të gjeneralit, mori pjesë në zbarkimin në Amfipoli në vitin 424 para Krishtit ku edhe dështoi. Arsyet e këtij dështimi athinasit ia atribuuan Thukydhidhit, i cili u internua përjetë dhe iu përkushtua shkrimit të veprës së tij. U rikthye në Athinë pas përfundimit të luftës së Peloponezit dhe pas nënshtrimit të Athinës ndaj Spartës, në vitin 404 para Krishtit. Vdiq në vitin 399 para Krishtit, me shumë gjasë në Thrakë.