Shporta juaj është bosh
Epitafi i Perikliut
Perikliu
përshkruan mënyrën si i shikonin gjërat Athinasit duke përmendur dy bindje, që
në thelb, janë parimet mbi të cilat mbështeten të gjitha sa kishte thënë. “Ne,
- pretendon ai, - dhe nëse nuk e ndërmarrim vetë iniciativën e vendimeve të
marra, të paktën gjykojmë drejt rreth masave që të tjerët propozojnë, sepse
besojmë që veprat nuk i dëmton debati, por fakti që dikush që nuk sqarohet
paraprakisht, përpara se të vijë ora e veprimit përmes debatit.” Se të gjithë
qytetarët mund dhe duhet të marrin pjesë në politikëbërje dhe se debati i lirë
publik është i domosdoshëm, këto janë sigurisht parimet bazike të demokracisë.
Epitafi, pra,
nxjerr në pah një arsye të madhe dhe një argumentim të lartësimit të ndritshëm
të Athinës, sistemin e saj liberator. Por që nga fillimi Thukydhidhi kishte
theksuar një element tjetër, po aq të rëndësishëm të suksesit të saj, vullnetin
Athinas për fuqi që arrin shprehjen e tij më të plotë me fjalimin e fundit
publik të Perikliut.
| Autori | Thukydhidhi |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Përkthyesi | Vangjel Dule |
| Kategoria |
Letërsi e huaj |
| Numri i faqeve | 128 |
| Data e botimit | Shtator 2022 |
| ISBN | 9789928376213 |
| Gjuha | Shqip, anglisht, greqisht |
































