Vjollca Myftari

Vjollca Myftari - lindi në Vlorë më 1970. Ka kryer studimet e larta në Universitetin "Aleksandër Xhuvani", Elbasan, duke u diplomuar si "Mësuese e Arsimit Parashkollor". Që nga viti 1992 e në vazhdim ka punuar si mësuese dhe drejtuese në Arsimin Parashkollor të qytetit të Fierit.

Ka qenë dhe vazhdon të kontribuojë si bashkëpunëtore, ideatore, skenariste, kostumografe në shumë projekte për fëmijë. Ka botuar krijimtari për fëmijë në revistat "Mësuesi", "Mrekullia", si dhe në revistën "Zog mëngjesi" në Prishtinë. Gjithashtu ajo është terapiste zhvillimi për fëmijët me nevoja të veçanta. Vjollca Myftari është trajnere për mësueset në Edukimin e Fëmijërisë së Hershme, e certifikuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë.