Vizaton dielli mbi borë

Vizaton dielli mbi borë


Me një tufë rrezesh në dorë,

Vizaton dielli mbi borë.

Krijon rrjedha prej kristali,

Si lumenj zbresin nga mali.

Gjithë drurët në planet

Plot me sythe, plot me jetë.

Lule, ngjyra, dritë, magji,

Oh, sa bukur, ç’gjallëri!

Vizaton dielli mbi borë,

Luledelet thur kurorë.

Bën një flutur dhe një bletë,

Dallëndyshen përmbi degë.

Detajet rreth librit
Autori Vjollca Myftari
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Libra të ilustruar

6-8 vjeç

9-12 vjeç

Libra për fëmijë

Numri i faqeve 112
Data e botimit Qershor 2023
ISBN 9789928376619
Gjuha Shqip
Libër fizik
500 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune