Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
Jorgos Filipou Pieridhi lindi në Dhali të
Qipros në vitin 1904. U rrit dhe jetoi për shumë vjet në Egjipt. Në Qipro u
vendos në vitin 1946. Gjatë periudhës 1954-1971, ishte drejtor i Bibliotekës
dhe Galerisë së Arteve të Famagustës.
Vepra të autorit: Pambukpunuesit, roman, Aleksandri, 1945 (çmimi letrar “Margarita
Griva”, Aleksandri). Tregime nga Lindja e
Mesme, Qipro, 1949. Libra dhe
biblioteka, studim, Famagusta, 1962. Kohë
të ashpra, tregime, Athinë, 1963. Kohë
të qeta, tregime nga Qiproja tjetër, Athinë, 1966. Katër tema të fjalës, ese, Athinë, 1973. Koha e të vetëkënaqurve, tregime nga Qiproja e parafundit, Athinë,
1975, (çmimi shtetëror për prozë i Ministrisë së Arsimit të Qipros). Koha e sprovës, tregime, Selanik, 1978. Dy tema paralele të fjalës, ese, Nikozi,
1980 (çmimi shtetëror për esenë, i Ministrisë së Arsimit të Qipros). Kujtime dhe histori nga Egjipti,
Selanik, 1986.
Botoi gjithashtu studime nëpër revista dhe
gazeta. Vepra të tij janë përkthyer në rusisht, në rumanisht, në arabisht, në
gjermanisht, në suedisht, në anglisht dhe në gjuhën kineze. Në vitin 1982 u
nderua nga Ministria e Arsimit të Qipros me çmimin e kontributit të
përgjithshëm në letërsinë qipriote.
Libri u shtua në wishlist.