Tetralogjia e kohëve

Ngjarjet tronditëse të periudhës 1955-1959 në Qipro, më nxitën - ashtu si nxitën dhe krijues të tjerë - në përpjekjen dhe për të përshkruar (me mënyrën time, natyrisht, dhe nga këndvështrimi im shpirtëror dhe emocional) zhvillimet dhe klimën e asaj periudhe. Ky dhe vetëm ky ishte qëllimi im atëherë.

Por kur përfundova përmbledhjen me tregime mbi këtë temë, që i vura titullin “Kohë të ashpra”, dhe e dorëzova për botim (1963), mendova ta plotësoja veprën time me dy seri tregimesh që t’i referoheshin: a) Viteve para 1955, kur Qiproja ishte një koloni angleze, dhe b) periudhës pas pavarësisë gjysmake të vitit 1960. Me këtë qëllim punova për dy përmbledhjet me tituj “Kohë të qeta” dhe “Koha e të vetëkënaqurve”, të cilat u botuan respektivisht në vitin 1966 dhe në vitin 1975.

Kjo është arsyeja që botimi i përmbledhjeve “Kohë të ashpra” dhe “Kohë të qeta”, nuk korrespondojnë me rendin kronologjik të përmbajtjes së tyre. Përmbledhja e katërt, “Koha e të vetëkënaqurve”, botim i vitit 1978, i referohet grushtit të shtetit dhe ndërhyrjes turke të vitit 1974. Në këtë botim të “Tetralogjisë së kohëve”, që u realizua nga Fondacioni Kulturor i Bankës së Qipros, me të drejtë u gjykua që dy përmbledhjet e para të vendosen sipas rendit kronologjik të përmbajtjes së tyre, në mënyrë që e gjithë vepra të përftojë vazhdimësinë e vet logjike.

Detajet rreth librit
Autori Jorgos Filipou Pieridhi
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Kristo Pulla
Kategoria

Tregime

Me temë shoqërore

Me temë historike

Letërsi e huaj

Numri i faqeve 365
Data e botimit Nëntor 2019
ISBN 9789928277589
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune