Petros Markaris

Petros Markaris u lind në Kostandinopojë (Stamboll) më 1937-n. Studioi për Shkenca Ekonomike në Austri dhe u vendos në Athinë në vitin 1964. U prezantua në letrat greke në vitin 1965, me veprën teatrore Historia e Ali Rexhos. Përktheu vepra të rëndësishme të letërsisë botërore dhe bashkëpunoi me Theodhoros Angelopoulosin për skenarë filmash. Në vitin 1995 doli në treg nga Botimet Gavriilidhis romani i tij i parë policor, me titull Buletini i natës. Përktheu për herë të parë në Greqi të gjithë veprën Fausti të Gëtes, si dhe botimin e parë të Faustit. Ka botuar tregime, vepra teatrore dhe ese, dhe për veprën e tij ka marrë çmime të rëndësishme letrare ndërkombëtare. Librat e tij janë përkthyer në njëzet gjuhë.