Shporta juaj është bosh
Lëvizja e vetëvrasjes
Athina përballet me lockdown-e të njëpasnjëshme. Shoqëria ndahet e përçahet, përplasjet shtohen. Oficeri i policisë, Haritos,
zhytet përsëri në të thella. I duhet të zgjidhë dy enigma, të cilat nuk
duket se kanë lidhje midis tyre: një sërë vetëvrasjesh, por edhe një
numër vrasjesh të mjekëve. Dhe, sikur të mos mjaftonin të gjitha
këto, i duhet të përballet me pasojat e gjendjes së pandemisë tek
anëtarët e familjes së vet.
“Lëvizja e vetëvrasjes” është një roman i shkrimtarit të njohur
ndërkombëtarisht Petros Markaris, me temë pandeminë, hendekun
midis brezave dhe pikëpamjeve të tyre, por edhe përplasjen midis
vetësakrificës me dhunën dhe krimin.
| Autori | Petros Markaris |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Përkthyesi | Kristo Pulla |
| Kategoria |
Roman Thriller Mister Policorë Letërsi e huaj |
| Numri i faqeve | 288 |
| Data e botimit | Dhjetor 2023 |
| ISBN | 9789928376985 |
| Gjuha | Shqip |
































