Eglantina Bakiu

Eglantina Bakiu ka lindur në qytetin e Vlorës dhe ka një lidhje të përhershme me vendlindjen, që i ilustrohet edhe përmes këtij libri me poezi. Ajo është një artiste që e ka lidhur jetën e saj me skenën muzikore dhe artistike të Shqipërisë dhe ka një jetë artistike të pasur, duke punuar për më shumë se tridhjetë e pesë vjet si Soprano në “Teatrin e Operas dhe Baletit” në Tiranë, në sektorin e korit. Lidhja e saj me muzikën kalon nga liceu artistik "Jordan Misja" në vitin 1979, ku u diplomua në degën e kantos, e nga ai moment, muzika dhe arti u shndërruan në muzat e përhershme të jetës së saj.