Shporta juaj është bosh
Ditar në vargje
Libri "Ditar në vargje", është një pasqyrë e botës emocionale të Eglantina Bakiut, duke shfaqur përjetimet, reflektimet dhe njohjen e saj me botëkuptimin artistik dhe jetësor të botës. Në këtë vëllim poetik gjejmë edhe ilustrime të emocioneve dhe jetës personale dhe familjare të autores, përfshirë edhe gjendjet rrethore që e rrethojnë. Libri ndjek një rrugëtim poetik të kushtëzuar nga rrethanat, duke shpalosur një pasqyrë të pasur të botës rrethuese nëpërmjet lirizmit intim dhe emocional. Simbolika e librit përkon edhe vetë me natyrën e krijueses: Eglantina Bakiu ka një lidhje të thellë me natyrën, muzikën dhe letërsinë, të cilat shënojnë lidhjen e saj me botën ku jetojmë. Ajo i jep ngjyra të forta elementeve natyrore, muzikës dhe letërsisë përmes filtrave artistikë, që mundësojnë një interpretim të thellë dhe të ndjeshëm të ekzistencës dhe bukurisë nëpërmjet artit.
| Autori | Eglantina Bakiu |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Kategoria |
Poezi Letërsi shqipe |
| Numri i faqeve | 128 |
| Data e botimit | Shkurt 2024 |
| ISBN | 9789928817013 |
| Gjuha | shqip |
































