Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
Suela Armata ka debutuar në letërsi në vitin 2019, me vëllimin e saj të parë me
poezi “Dremitja e lumturisë”. Ky libër është prezantimi fillestar me lexuesin që
gjen në poezitë e vëllimit një pasqyrë ku reflektohen përjetimet dhe emocionet e
brendshme të gjithkujt.
Nga ky moment, Suela Armata vazhdon udhëtimin e saj poetik, krijimtaria e saj
përfshihet në disa antologji poetike dhe në vitin 2021 ajo boton librin e dytë me
poezi “Kur flet ndjenja” që frymëzohet nga emocionet dhe refleksionet e thella. Me
fjalët dhe ndjesitë që komunikohen plot finesë, autorja hedh dritë mbi misterin e
shpirtit dhe i jep kuptim të ri ndjenjave të pashprehura më parë.
Në romanin e saj të parë “Shitësja e ëmbëlsirave”, Suela Armata ndërton një botë
që merr nga përditshmëria dhe pasurohet me teknikat e rrëfimit letrar. Në këtë
libër shpalosen në mënyrë të prekshme dhe të thellë të gjitha ndjenjat, vuajtjet dhe
gëzimet e një gruaje që përballet me jetën, duke shfaqur fuqinë dhe këmbënguljen
për të vazhduar udhëtimin, për të krijuar të nesërmen e jetës, ku emocionet dhe
dashuria janë kambana që ngjallin kureshtjen, që prekin zemrën dhe mendjen e
lexuesit pashmangshmërisht.
Libri u shtua në wishlist.