Arbër Arapi

Arbër Arapi ka lindur në Kavajë, më 5 nëntor 1984. Shkollën fillore, tetëvjeçare e të mesme e ka kryer në vendlindje. Më 25 nëntor të vitit 2008 është diplomuar për Gjuhë të huaja për Menaxhim Turistik në Universitetin e Veronës, Itali, duke trajtuar si temë të diplomës temën “Pjesëmarrja e shkrimtarit shqiptar Petro Marko (1913-1991) në Luftën Civile Spanjolle”, duke marrë maksimumin e pikëve. Më pas ka kryer “Master të nivelit të parë” në “Front office nei servizi: competenze linguistiche e relazionali”. Ka vijuar studimet duke u diplomuar në degët “Scienze della formazione nelle organizzazioni” dhe “Scienze dell’educazione”, të gjitha të kryera në Universitetin e Veronës. Gjithmonë i dhënë dhe i përkushtuar pas letërsisë, që në adoleshencë ka shkruar poezi, proza e krijime të ndryshme.