Ku je ti sot?

E veçanta e këtij libri përkon edhe me përmbajtjen e veprës: kemi poezi, por edhe proza e përkthime, pa lënë pas dore krijimtarinë origjinale të artistit, piktorit dhe skulptorit popullor Selaudin Arapi, babait të autorit, i cili është ndarë nga jeta fizike, por jeton përmes kumtit artistik që ka lënë si trashëgimi e përhershme në këtë botë. Ky kompozim i librit, i mundëson lexuesit të njohë një botë thellësisht personale, të mbushur me përjetime, dhimbje, dashuri, mall, filozofi, që shënjon ekzistencën e autorit, që është vetë bota dhe jeta e autorit, por që tanimë i zgjeron kufijtë përtej intimes e synon të afrojë edhe ata që kanë ngacmime të ngjashme brenda vetes. Mund të theksojmë se poetika e krijuesit Arbër Arapi shtron një sipërfaqe të ndjeshme, duke shpalosur një botë dhe objekte që nuk ndalen kurrë në një formë të pandryshueshme; ato veprojnë sipas vullnetit të krijimit artistik.

Detajet rreth librit
Autori Arbër Arapi
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Poezi

Proza

Letërsi shqipe

Numri i faqeve 192
Data e botimit Mars 2024
ISBN 9789928817167
Gjuha Shqip
Libër fizik
1200 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune