Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
Aleksandar Tišma ishte romancier, poet, por edhe tregimtar, dramaturg dhe përkthyes. Ai lindi më 16 janar 1924 në Horgosh dhe vdiq më 15 shkurt 2003 në Novi Sad (Vojvodinë - ish-RFJ). Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Novi Sad, ndërsa studioi në vitin 1954 për gjuhë dhe letërsi angleze në Fakultetin Filozofik në Beograd. Veprat e tij letrare janë përkthyer në rreth 20 gjuhë botërore. Për veprën e tij mori çmime e mirënjohje të shumta brenda dhe jashtë ish-Jugosllavisë: Çmimin “Branko” (1957), Çmimin e “Tetorit” të Novi Sadit (1966), Çmimin “Nolit” (1977), Çmimin Kombëtar “NIN” për romanin më të mirë (1976), Çmimin e Bibliotekës Kombëtare të Serbisë për librin më të lexuar (1978), Çmimin Europian për Fejtonin më të mirë në Brno (1993), Çmimi Shtetëror i Austrisë për Letërsinë Europiane (1996), Çmimin “Mondello” nga qyteti i Palermos (2000), Çmimin “Vuk” (2003) pas vdekjes e shumë çmime të tjera. Ai është nderuar me Urdhrin e Legjionit të Nderit të Republikës së Francës. Tišma ishte anëtar i rregullt i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve dhe anëtar i Akademisë së Arteve në Berlin.
Libri u shtua në wishlist.