Libri i Blamit

Në “LIBRIN E BLAMIT” rrëfehet historia e fatit tragjik të hebrenjve të Novi Sadit përmes një të mbijetuari, Miroslav Blamit, i cili shpëtoi falë konvertimit të tij. Libri ndjek identifikimin e heroit me viktimën, pjekurinë e vetëdijes së heroit se pavarësisht gjithçkaje ose për shkak të çdo gjëje, ai është i destinuar të mbetet viktimë. Prandaj Miroslav Blami, duke u endur rrugëve, e thërret ngado vdekjen për ta mposhtur turpin që nuk i ndahet. Në rrafshin etik, “Libri i Blamit” hap një temë të rëndësishme: trajtimin e të shkuarës duke u përballur me të, domethënë duke u identifikuar me momentet kur mund të ishin marrë vendimet e duhura morale, por që në fund nuk u morën. Me “Librin e Blamit”, Tišma hap me guxim një kapitull të ri në tematizimin e Holokaustit, që shënoi tri dekadat e fundit të letërsisë europiane.

Detajet rreth librit
Autori Aleksandar Tišma
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Ben Andoni
Kategoria

Roman

Letërsi e huaj

Numri i faqeve 320
Data e botimit Mars 2024
ISBN 9789928817150
Gjuha Shqip
Libër fizik
1400 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune