Georgi Gospodinov

Georgi Gospodinov është një nga shkrimtarët më të njohur europianë. Me origjinë nga Bullgaria, romanet e tij kanë fituar dy herë çmimin më prestigjioz letrar të vendit të tij dhe janë përzgjedhur në listën e ngushtë për shumë çmime ndërkombëtare - për Çmimin Letrar PEN për Përkthimin, Premio Gregor von Rezzori, Bruecke Berlin Preis dhe Haus der Kulturen der Welt Literaturpreis - dhe kanë fituar çmimin “Jan Michalski” (2016) për Letërsi dhe çmimin “Angelus” për Letërsinë e Europës Qendrore (2019), Premio Strega Europeo (2021).