Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
Anna Kandaraki lindi në Milwaukee (USA). Punon si psikoterapeute klinike, e diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Sorbonës, në Paris V dhe doktore shkencash e Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Athinës. Diplomimi për arkeologji në Universitetin Kombëtar Kapodhistria të Athinës dhe pjesëmarrja në ekipin e kërkim-gërmimit të Mesinës së Lashtë i çelën horizonte të reja në kuptimin e qenies njerëzore.
Magjepsej nga gjetjet, nga hajmalitë që një nënë kishte vendosur pranë fëmijës së vet të vdekur, që ta mbronte gjatë udhëtimit të tij të fundit, nga momentet kur gjatë gërmimit gjenin çifte të përqafuar fort, në banesën e tyre të fundit.
Vazhdoi studimet për Histori Arti në Universitetin e Luvrit, në Paris dhe për Menaxhim Arti në Universitetin e Montrealit në Kanada. Duke analizuar teknikat e pikturimit, kuptoi që përpiqej të zbulonte çfarë fshihej në shpirtin e çdokujt kur mbushte letrën me ngjyra. Ky kërkim e shtyu të studionte për psikologji klinike. U diplomua kështu në Universitetin Paris V në Sorbonë, e specializuar për psikologjinë e fëmijëve, adoleshentëve dhe të rriturve dhe doktori në fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Athinës.
Sot jep leksione në kurset master të Fakultetit të Mjekësisë, është anëtare e Shoqatës Europiane të Terapisë Familjare (EFTA), e Shoqërisë Greke të Terapisë Sistemike si edhe pjesë e grupit themelues të Shoqërisë të Shëndetit Shpirtëror të Gruas. Ka drejtuar departamentet e psikoterapisë në spitale të ndryshme shtetërore, institucione dhe klinika psikiatrike.
Në biografinë e saj përfshihen shumë shkrime publicistike në shtypin grek dhe të huaj si edhe pjesëmarrje në shumë konferenca ndërkombëtare si diskutante.
Në 2018-n u frymëzua dhe themeloi qendrën terapeutike Therapy Nest, ku së bashku me kolegët merr përsipër psikoterapinë e individëve, grupeve, çifteve dhe familjeve; organizon seminare shkencore për specialistë të fushës dhe për publik më të gjerë.
Libri u shtua në wishlist.