Shporta juaj është bosh
Ngjyrat që ju më mësuat
… E ndihmova, fillimisht me pyetje dhe supozime, duke folur butësisht. Me lëvizje kirurgjikale, kaq të kujdeshme sa kur përpiqesh të hapësh një guackë, që mbyllet edhe më fort sapo i afrohesh. Doja t’i qasesha për të mësuar historinë e tij. E dija që në çdo çast rrezikoja ta humbisja. Kjo është një nga mënyrat bazë, që ndjekim gjatë psikoterapisë. Të zvogëlojmë qëndresën, t’u japim të kuptojnë që të thyhesh nuk është dobësi por tregon forcë…
Grimca dhe shtigje që u takuan brenda sallës së terapisë, u bashkuan dhe krijuan këto rrugëtime, me qëllim të vetëm që kush t’i lexojë të takojë vetveten, atë që ka pranë, fëmijën ose prindin, atë që zgjodhi për të ecur së bashku, apo atë që la pas por e mbart gjithmonë me vete.
Shpesh do të kapni veten duke pyetur kush e ka fajin, mamaja kritike, babai i tërhequr, ishi jokorrekt, aktuali i dorëzuar... Mos e bëni! Nuk po kërkojmë fajtorin. Kërkojmë të kuptojmë, sepse mirëkuptimi është edhe hapi i parë drejt lehtësimit.
Me ndihmës të vyer psikologun klinik, dhe në të njëjtën kohë me fjalë të thjeshta dhe të qarta, historitë kërkojnë të hyjnë thellë në natyrën njerëzore të komplikuar dhe plot ngjyra.
| Autori | Anna Kandaraki |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Përkthyesi | Irena Godroli Toçi & Albina Gjini Pulla |
| Kategoria |
Psikologji |
| Numri i faqeve | 156 |
| Data e botimit | Tetor 2025 |
| ISBN | 9789928960146 |
| Gjuha | Shqip |
































