Homer


Homeri ishte poet epik legjendar i Greqisë së lashtë. Për qenien dhe veprimtarinë e tij letrare, kritikët modernë kanë mendime të ndryshme qe kanë të bëjnë me dy poema te mrekullueshme të nivelit botëror: Iliada dhe Odisea.

Homeri mendohet se ka jetuar rreth shek. IX pr.k. Për datën dhe vendlindjen ka mendime të ndryshme: shkenca ka pranuar si më të mundshme Smirnën, qytet kolonial grek në Azinë e Vogël (Izmiri i sotëm në Turqi). Homeri ka jetuar shumë kohë më vonë nga koha kur ka ndodhur Lufta e Trojës dhe nga kthimi i grekëve në atdhe. Kjo do të thotë se poeti ka ditur ta shfrytezojë mrekullisht burimin e pasur të letersisë gojore me këngë e himne të ndryshme kushtuar hyjnive, heronjve dhe bëmave të tyre, të cilat këndoheshin në atë kohë nga rapsodë të ndryshëm.