Iliada

HYRJE NË BOTËN DHE RRUGËTIMET HOMERIKE

Kur isha fëmijë shkolle në Dhërmi të Himarës dhe belbëzoja vargje, kur bëja bé me betimet pagane himarjote për diellin, zjarrin, vatrën mes shtëpisë, kur strukesha i ngjethur nga rrufetë dhe bubullimat e pafundme dimrit përballë në Akrokeraunet shtrëngatore (“Shkëmbinjtë akrokeraunas/ shpesh të famshëm për shkatërrimin e anijeve”, si thoshte Horaci), ku Zeusi “ndëshkonte” mosmikpritësit dhe besëshkelësit, nuk mund të dija se, sipas legjendës, në këto brigje kishte shkelur në lashtësi Odisea i famshëm i Omirit (Homerit), stërgjyshit të poezisë europiane.

Kjo mbrujtje poetike me ndjesinë homerike të heronjve dhe fenomeneve, që shkreptinin tej në Akrokeraune, më shtynë fillimisht të merresha me Odisenë dhe më pas me Iliadën. Ky tis homerik i Himarës dhe jehona e largët e fëmijërisë buzë Akrokerauneve me ndeshjet e hyjnive dhe përbindëshat e shkreptimave, ishin shtysë për të risjellë në shqip me një tingëllim dhe gurgullimë jonike në shqipen e sotme Iliadën e pavdekshme të Homerit...

Duke punuar me Iliadën, u përvijua një mënyrë përkthimi, që i afrohet origjinalit në vargje, emërtime dhe konstruktin figurativ të poemës, apo i fjalëpërfjalshëm brenda mundësisë së leximit, në mënyrë që të ruhet aroma e origjinalit, si dhe të përputhet fjalësi i emrave të përkthimit me atë homerik.

Detajet rreth librit
Autori Homer
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Llambro Ruci
Kategoria

Histori

Poezi

Studime

Klasikë

Letërsi e huaj

Numri i faqeve 808
Data e botimit Gusht 2019
ISBN 9789928277602
Gjuha Shqipe
Libër fizik
2000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune