Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
Christiane Rochefort (17 korrik 1917 – 24 prill 1998) ishte një shkrimtare feministe franceze. Ajo lindi në një familje punëtorësh parizienë me bindje të majta; i ati mori pjesë në Brigadat Ndërkombëtare gjatë Luftës Civile në Spanjë. Rochefort punoi si gazetare dhe kaloi pesëmbëdhjetë vjet si zëdhënëse e shtypit në Festivalin e Filmit të Kanës, përpara se të botonte romanin e saj të parë, “Le Repos du guerrier” (Pushimi i luftëtarit), në vitin 1958. Ashtu si disa nga romanet e saj të mëvonshme, “Le Repos du guerrier” ishte një bestseller; ky roman në vitin 1962 u përshtat për skenarin e një një filmi të njohur me regji të Roger Vadim dhe me Brigitte Bardot në rolin kryesor.
Romanet e saj ndahen midis satirave social-realiste, me ngjarje të vendosura në Francën bashkëkohore, dhe fantazive utopike ose distopike. Ajo fitoi Çmimin Médicis në vitin 1988. Romanet e Rochefort karakterizohen gjithashtu nga elemente të forta erotike.
Libri u shtua në wishlist.