Revolta e Selinës

Nëse duhet t’i besojmë asaj që rrëfen Homeri, Uliksi, i famshëm për maturinë e tij në gjithë Greqinë e lashtë, kishte kërkuar të lidhej pas direkut të anijes për t’i rezistuar magjepsjes vdekjeprurëse të këngës së sirenave.
Por Selin nuk e ndoqi këtë shembull, e kështu ra pre e hijeshisë së një sirene të quajtur Filip Enjan, i cili i premtoi parajsën, mjaft që ajo të pranonte të martohej me të.
Kjo, natyrisht, nënkuptonte që ajo duhet të hiqte dorë nga jeta e saj boheme, nga gjuha e drejtpërdrejtë dhe nga veset e tjera që, në fund të fundit, nuk janë të domosdoshme për të qenë i lumtur, apo jo?
Selin, të cilës dashuria ia kishte marrë mendtë, pranoi. Me ndershmëri të plotë, ajo u përpoq të bëhej zonja ideale e Filip Enjan — bashkëshortja e hijshme e një nëpunësi të ri, e cila ka në dispozicion një shërbyese, një apartament, një pallto vizon, dhe mjaft miq që kanë gjithashtu… e kështu me radhë. Në dukje, është lumturia e përsosur e premtuar.
Por, ja që Selini ka një shikim mjaft të mprehtë për të parë përtej pamjes së parë, deri në thellësi të gjërave — dhe një gjuhë mjaft të mprehtë për të thënë atë që gjen aty: një mënyrë për të vdekur.
Marrëzia e burrave të “sistemuar” kritikohet ashpër në këtë roman me një gjuhë satirike e thumbuese...

Detajet rreth librit
Autori Christianne Rochefort
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Blerta Hyska
Kategoria

Roman

Letërsi e huaj

Numri i faqeve 200
Data e botimit Nëntor 2025
ISBN 9789928960191
Gjuha Shqip
Libër fizik
1300 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune