Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
Ferhat Dinosha u lind më 13
shkurt 1954, në Dinoshë, afër Tuzit
(Mali i Zi).
Më 1978 u diplomua në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të
Prishtinës, Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Angleze. Deri në fillim të viteve
‘90-të ka punuar gazetar e përkthyes, në Mal të Zi dhe në Kosovë. Më 1990
kthehet nga Prishtina në vendlindje, ku i bashkohet partisë së parë shqiptare,
Lidhjes Demokratike në Mal të Zi. Më 1993 është ndër themeluesit e partisë tjetër
shqiptare, Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH). Më 1996 bëhet deputet i
UDSH-së në Parlamentin e Malit të Zi, ku do të zgjidhet edhe për disa
legjislatura të tjera. Më 1998, pasi partia në pushtet e z. Milo Gjukanoviq
ndahet nga politikat e Slobodan Milosheviqit, bëhet ministri i parë shqiptar në
qeverinë e parë antimilosheviqiane, ku do të ketë edhe një mandat tjetër, deri
në vitin 2012.
Në periudhën 2012-2016 merr detyrën e ambasadorit të Malit të Zi në Republikën
e Shqipërisë. Në vitin 2016 bëhet ambasadori i parë i Malit të Zi në Republikën
e Kosovës, deri në vitin 2021. Në periudhën 2001-2012 kryen edhe funksionin e
kryetarit të UDSH-së. Në vitin 2006 bëhet partneri kryesor shqiptar i
presidentit Gjukanoviq, në kampanjën për pavarësinë e Malit të Zi. Më 10
qershor 2003, me rastin e 100-vjetorit të saj, Presidenti Historik i Kosovës,
Dr. Ibrahim Rugova, e dekoron me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit. Aktualisht
është në krye të Unionit Nacional Shqiptar (UNSH).
Ka botuar ndër vite: një vëllim me poezi, titulluar “Lama e Doklit “ dhe dy
libra publicistikë, përkatësisht “Një nënë kanë edhe bletët” dhe “Nga pavarësia
në pavarësi “. Është i martuar dhe baba i katër fëmijëve.
Libri u shtua në wishlist.