Shporta juaj është bosh
Gjysma e rrugës
Përmbledhja poetike “Gjysma e rrugës” e autorit Ferhat Dinosha, një figurë e përveçme e politikës dhe dëshmisë atdhetare, në kuptimin e parë, është një pashaportë e pazakontë shpirtërore, fillimisht e jetuar, në motet e qëndresës dhe dhembjeve të pakufijshme, e tanimë e gdhendur në vargje, e fatit inidvidual, pandarazi diçka më shumë, e fatit të qenies shqiptare në këto troje, të gadishullit Ilirik. Shenja më përfaqësuese që paraqet materia e librit, e shtrirë në gjithë hapësirën, është sublimimi i dashurisë për atdhe, për kombin, në të gjitha përmasat ekzistenciale, ku i thuhet bukës bukë e ujit ujë. Metafora e përveçme e titullit, në pamje të parë, është caku ku shohim jetën e njeriut që nuk rreshti së menduari dhe vepruari, për asnjë moment për lirinë e shqiptarëve, kudoqë jetojnë, por tanimë të derdhur në fjalë, në vargje, përmallimi dhe krenarie të ligjshme, për sa mundi dhe për ato që shkruan. Teksa shfleton faqet e librit, materien e larmisë poetike, atypëratyshëm ke ndjesinë e një pasqyre, ku vargjet skicojnë rrugën e jetës së autorit, e një jete të jetuar intesivisht, në emër të lirisë së kombit, lirisë së shqiptarëve, pra një paqsyrë ku përthyhet njeriu veprimtar, e më në fund në morinë e poezive rishkruhet jeta e njeriut të paepur...
BEHAR GJOKA
| Autori | Ferhat Dinosha |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Kategoria |
Poezi Libra të rinj |
| Numri i faqeve | 96 |
| Data e botimit | Nëntor 2025 |
| ISBN | 9789928817976 |
| Gjuha | Shqip |
































