Tahar Ben Jelloun ka lindur në Marok më 1 dhjetor 1944. Pjesa më e madhe e veprës së tij është shkruar në frëngjisht, edhe pse gjuha e tij e parë është arabishtja.
Tahar Ben Jalloun lindi në Fes (Maroku francez), më 1 dhjetor 1944. Ai është një shkrimtar maroken, i cili shkruan në gjuhën frënge, edhe pse gjuha e tij e parë është arabishtja. Ka botuar mjaft romane, vëllime poezish dhe ese. Është afrikanoveriori i parë që ka fituar çmimin “Goncourt”, më 1987, me librin “Nata e shenjtë” (La nuit sacrée), si dhe çmimin ndërkombëtar “Impac”, më 2004, çmimi më prestigjioz i letërsisë.
Në veprat e tij portretizon përvojën e të dëbuarve në Afrikën Veriore. Jeton në Paris prej vitit 1971, me gruan e tij, Aishen, dhe katër fëmijët e tyre.