Pagjumësia

Një skenarist nga Tanzhei zbulon se pagjumësinë e tij kronike  mund ta mposhtë  duke vrarë. E para që e pëson është nëna e tij plakë. Por  qetësia dhe netët me gjumë, që ai fiton  nga vrasjet, janë të përkohshme. Në krye të një viti ai është në kërkim të një viktime tjetër. Shërbimi pranë të sëmurëve, urgjencat e spitalit, të sëmurë me alzaimer në stad të avancuar,  asgjë nuk i shpëton skenaristit.  Ai nuk vret, por siç parapëlqen të thotë, ai përshpejton vdekjen e njerëzve. Kur eliminon një nga xhelatët e regjimit të Hasanit II, punët e tij marrin një dimension tjetër. Ai bën drejtësi dhe kjo i jep disa muaj qetësi, të përkthyera në kredite gjumi. Sa më i rëndësishëm të jetë viktima aq më shumë net me gjumë bën ai. I aftë për të kryer krime po aq të përkryera sa edhe në kinema, ai  fillon ta masë veten me të mëdhenjtë e kësaj bote.

A do të arrijë të kryejë vrasjen e madhe, atë që do t’i lejojë ta mposhtë përfundimisht pagjumësinë? Asgjë nuk është e sigurt. Në çdo çast, një gabim në skenar mund të shkatërrojë gjithçka.

Detajet rreth librit
Autori Tahar Ben Jelloun
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Nonda Varfi
Kategoria

Roman

Krim

Bashkëkohorë

Thriller

Mister

Policorë

Letërsi e huaj

Numri i faqeve 240
Data e botimit Qershor 2020
ISBN 9789928277824
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune