Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
Elma Rama ka lindur në Tiranë më 9 qershor 1966. E diplomuar në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, që prej vitit 1993 jeton në Vlorë, ku është përfshirë aktivisht në jetën letrare të qytetit dhe në veprimtarinë e shoqatave të shkrimtarëve.
Ka botuar vëllimet poetike “Sytë e kanë fajin” (2001), “Kontrast” (2003), “Ku është njeriu?” (2012) dhe “Trishtimi i ullirit” (2020), si dhe vëllimin me tregime “Parfumi i burgosur” (2003). “Guaska” është vëllimi i saj më i ri poetik.
Krijimtaria e saj është vlerësuar me Kupën e Konkursit dhe Çmimin “Elena Gjika” për poezinë “Etyd” (2020), ndërsa së fundmi është nderuar me Certifikatë Mirënjohjeje nga ARS LYRICA BALCANICA – Regional Poetry Award, ku poezia e saj “Pafuqishmëria” është përfshirë në antologjinë e krijimeve më të mira.
Në vitet 2020–2023 ka drejtuar Bibliotekën e qytetit të Vlorës, ku është nderuar me Çmimin “Shevqet Musaraj” për kontributin në letërsinë shqipe, pasurimin e bibliotekave dhe mbështetjen e poetëve të rinj.
Poezia e Elma Ramës ndërthur përvojën, kujtesën dhe ndjeshmërinë njerëzore, duke kërkuar, përmes fjalës, atë që mbetet e fshehur në thellësi të shpirtit.
Libri u shtua në wishlist.