Shporta juaj është bosh
Guaska
A mund të quhet poezia e Elma Ramës poezi erotike, apo hapësirë e mungesës
së saj, filozofi dhe meditim i hapët, si bisedë që fillon me të gjithë?
Për këtë nuk përgjigjet vetëm autorja që ka marrë penën në duar, por vetë
qenia femërore në vetvete. Nuk është më aq konvencion, në detyrën e saj
sociale, as shtyllë e zakonshme shtëpiake, as psherëtimë e largët.
Në pritje të vazhdueshme për plotërinë e saj, atje në brigjet vlonjate shumë
pranë vajzës së valëve, gjendet një grua e lirë, në vetminë dhe vetësinë e saj,
shumë pranë flamurit të karakteristikave shqiptare, e mbushur plot pritje, plot
Ëndrra dhe sigurisht me një gotë verë përpara, gjysmë e dehur nga dashuria dhe
etja për jetë, që i jep një personalitet, i cili as mund të guxohet të kundërshtohet.
Dhe vetmi përshëndetëse, që plotëson edhe më mirë çerekun e parë të
shekullit XXI, ku inteligjenca artificiale ka simotrat e saj. NË fund të fundit
një grua shqiptare e fortë, por si një valë deti ku fryjnë të gjithë erërat, të
pavarura apo të varura prej fateve të ndryshme njerëzore. E lirë. Dhe pikë.
NATASHA LAKO
| Autori | Elma Rama |
|---|---|
| Shtëpia botuese | Botimet Toena |
| Kategoria |
Poezi Bashkëkohorë Letërsi shqipe |
| Numri i faqeve | 120 |
| Data e botimit | Gusht 2026 |
| ISBN | 9789928960740 |
| Gjuha | Shqip |
































