Fatma Memalli

Fatma Memalli, e lindur në prill të vitit 1999 në qytetin e Durrësit, është një zë i ri në letërsinë shqipe. Romani i saj debutues, “Rikrijimi”, u përzgjodh ndër fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare “Autorët e rinj” 2026. Ka përfunduar studimet për Psikologji në Universitetin e Tiranës, duke vijuar më tej me ndjekjen e një programi ndërdisiplinor  në Komunikim Mjedisor. Në thelb të krijimtarisë së saj lëvrohen ekzistenca, transformimi dhe shkrirja e kufijve mes jetës së brendshme dhe realitetit. Përvoja e saj e larmishme në organizata rinore e sociale dhe në mjedise ndërkulturore, si koordinatore lokale, interprete dhe kuratore të dhënash, ka formësuar interesin e saj për ta përdorur rrëfimin dhe komunikimin si mjete të ndikimit shoqëror. Për të, shkrimi është ndoshta superfuqia më njerëzore: teleportimi i njeriut nga vetja te vetja. 

Fituese e Fondit të Krijimtarisë "Autorët e Rinj" - 2026 nga MTKS & QKLL.