Rikrijimi

Po sikur fundi që kërkon të mos ekzistojë?

Një mesazh i ardhur nga një e panjohur: "Po kërkoj fundin. Ti më shpie kaq pranë tij."

Që nga ai çast, jeta e rrëfimtares fillon të ndryshojë. Ajo fiksohet pas fundit: i lexon librat nga faqja e fundit, i kthen fjalët përmbys, kërkon shenja aty ku të tjerët shohin vetëm rastësi. Por kush është Alina? Çfarë kërkon prej saj? Dhe deri ku mund ta çojë një kërkim i tillë?

Përgjigjet e çojnë në një botë ku shtëpitë ruajnë kujtesën, të vdekurit nuk janë gjithmonë të larguar dhe e shkuara mund të rikthehet në forma të papritura. Në qendër të saj janë Mara, Balsha dhe nënëlokja – njerëz të lidhur nga humbja, dashuria, kujtesa dhe një nevojë e thellë për të filluar përsëri.

“Rikrijimi” është një roman që të tërheq ngadalë drejt një kufiri ku nuk është më e lehtë të dallosh të vërtetën nga përfytyrimi, jetën nga vdekja, fundin nga fillimi.

Një histori e pazakontë për humbjen, kujtesën dhe dëshirën për t’u rilindur.

Sepse ndoshta asgjë nuk përfundon vërtet.
Ndoshta çdo fund është vetëm një rikrijim.

Detajet rreth librit
Autori Fatma Memalli
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Libra të rinj

Numri i faqeve 164
Data e botimit Shtator 2026
ISBN 9789928960887
Gjuha Shqip
Libër fizik
800 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune