Damir Karakaš

DAMIR KARAKAŠ është shkrimtar dhe dramaturg dhe pjesët e tij teatrore janë vënë në skenë nëpër Kroaci, Serbi, Gjermani, Kili dhe në Bregun e Fildishtë. Ai ka fituar çmime letrare vendase dhe të huaja dhe veprat e tij janë përkthyer në dhjetë gjuhë. Ka fituar Çmimin prestigjioz të Qytetit të Zagrebit për Artet. Pas botimit, E kremtja (Proslava) mori shumë recensione të shkëlqyera, u nderua me çmimin prestigjioz letrar për romanin më të mirë kroat në vitin 2019 dhe së fundmi, ishte ndër dhjetë librat e përzgjedhur për Çmimin EBRD në Londër. Në SHBA, ai mori shumë recensione të shkëlqyera në revista të njohura letrare (Kirkus Reviews, Los Angeles Review of Books etj.). Edhe filmi i bazuar në roman fitoi shumë çmime. Premiera e tij u zhvillua në festivalin prestigjioz të Karlovy Vary-t.