Rena Rossi-Zairi
Rena-Rossi-Zairi lindi në Athinë. Është e bija
e Nikolla Rossit, të Botimeve me të njëjtin emër, ndërsa gjyshi i saj ishte
filologu dhe shkrimtari Ioannis Th. Rossis. Mbaroi studimet në Kolegjin Femëror
Amerikan, në Fakultetin për Mësues të Ciklit të Ulët në Athinë, dhe në London
Montesori Center. Punoi si edukatore kopshti, por dhe përgjegjëse botimesh. Ka
shkruar gjithsej 13 libra për të rritur, dhe mbi 150 libra për fëmijë. Në vitin
2015, u nderua nga Shoqata e Grave të Pireut, “Eksaliptron”, me
Çmimin e Letërsisë për veprat e saj, kombinuar kjo me jehonën e madhe të këtyre
veprave si dhe për marrëdhënien e saj ndërvepruese me lexuesit. U nderua
gjithashtu me Çmimin e Publikut të librarive PUBLIC, në kategorinë “Personazhi
më erotik”, për romanin e saj “Hëna binjake”, në të cilin është bazuar edhe
seriali televiziv përkatës. Të gjitha romanet e saj janë hedhur në treg nga
Botimet Psihogios. Është e martuar dhe ka dy fëmijë.
Për të komunikuar drejtpërdrejt me
autoren mund të dërgoni mesazh në adresën e saj personale: Renrossi@otenet.grose
të
vizitoni faqen e saj në facebook: www.facebook.rossizairi.