Jill Santopolo

Jill Santopolo, është shkrimtare amerikane. Një ndër shkrimtaret më të njohura bestseller të Amerikës. Librat e saj janë përkthyer në më shumë se 35 gjuhë të botës, ata gjithashtu janë renditur si librat më të shitur në Amerikë. Veç romaneve, ajo ka shkruar edhe libra për fëmijë, gjithashtu është redaktore në Philomel Books. Është diplomuar për "Letërsi Angleze" në Universitetin e Kolumbisë. Libri i saj më i rëndësishëm është "Drita që humbëm", roman i cili është përkthyer në më shumë se 30 gjuhë të botës. Ajo ka udhëtuar në të gjithë SHBA-në, Kanada dhe Europë, për të folur rreth shkrimit dhe rrëfimit. Aktualisht jeton dhe punon në qytetin e Nju-jorkut.

Librat e autorit