Më shumë se fjalët

Nina e ka ditur gjithnjë se si duhet të jetë. Por a është ajo vërtet kështu?
Nina Gregori ka qenë gjithmonë një vajzë e mirë. E rritur nga i ati, pronar i hoteleve mahnitëse “Gregori” në qytetin e Nju-Jorkut, Nina kishte mësuar se familja, emri i saj dhe trashëgimia janë gjërat që kanë më tepër rëndësi. Kështu mendon edhe Timi, i dashuri i përkushtuar dhe shoku i saj i ngushtë, që nga fëmijëria. Por, kur i ati vdes, ai lë pas një sekret që e trondit Ninën.

 Teksa bota e saj shembet, Nina fillon t’i shohë në një dritë të re burrat e jetës së saj: të atin, të dashurin dhe, befas, shefin e saj. Shpejt, ajo gjendet midis një bote, që e do, dhe një pasioni që mund të përmbysë gjithçka.

Nga shkrimtarja e romanit “Drita që humbëm”, bestseller i “New York Times”, vjen një libër romantik, që të copëton zemrën, i cili flet për hidhërimin, humbjen, dashurinë dhe zbulimin e vetvetes. “Më shumë se fjalët” tregon me delikatesë se si e zgjedhim jetën që duam të jetojmë.

Detajet rreth librit
Autori Jill Santopolo
Shtëpia botuese Botimet Toena
Përkthyesi Enkeleida Haxhinasto
Kategoria

Romancë

Roman

Sentimentalë

Letërsi e huaj

Numri i faqeve 416
Data e botimit Nëntor 2020
ISBN 9789928327437
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1000 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune