Aleksandër Dyma i Biri

Aleksandër Dyma Biri 1824-1895, ishte dramaturg francez, autor vjershash, tregimesh dhe romanesh. I njohur u bë me romanin romantik "Zonja me kamelie" botuar në 1848, i cili u përshtat në operën e La Traviata të Giuseppe Verdi më 1853.

Lindi në Paris dhe ishte fëmija jolegjitim i Marie-Laure-Catherine Labay, rrobaqepëse dhe novelistit Aleksandër Dyma Babai, gjithashtu një dramaturg i njohur dhe autor i veprave klasike.

Ai u pranua në Akademinë Franceze më 1874 dhe iu dha Legjioni i Nderit më 1894. Vdiq më 27 nëntor 1895.