Dorian Keys

Dorian Keys, pseudonim i autorit të kësaj novele fantastiko-shkencore, është një shqiptaro-amerikan i brezit më të fundit, domethënë i atyre që janë vendosur në SHBA pas viteve ’90.

I diplomuar në Queens College në degën Biologji, ai ka mbaruar edhe Akademinë e Policisë në Nju-Jork, dhe aktualisht është efektiv i NYPD-së (Departamenti i Policisë, Nju-Jork ).

Ky është libri i parë i autorit, që e provon veten në një lloj letrar aktualisht jo fort të lëvruar te ne, siç është letërsia fantastiko-shkencore. Një provë e përballuar me sukses. Novela lexohet me një frymë nga fillimi deri në fund.