Shporta juaj është bosh
Ylli i mëngjesit
Do të doja të ndaja me ju një rrëfim me dymbëdhjetë histori brenda.
Gjatë rrugës për në Helsey 8K, planeti ku duhej të mbërrinte Ylli i Mëngjesit - anija e mbjelljes së embrioneve në hapësirë - pëson një aksident fatal. Një asteroid përplaset me lidhësin e urës së kabinës së fluturimit, duke vrarë dy persona nga ekuipazhi dhe duke lënë të bllokuar brenda kapitenen Irena Deris.
Për Irenën, mënyra më e mirë që të ruajë qetësinë dhe gjakftohtësinë përgjatë gjithë kalvarit të shpëtimit të saj, madje edhe më pas, është leximi i një libri të shkruar nga Adami, piloti i parë i anijes.
Ekuipazhi arrin ta shpëtojë, por ndonëse ajo pjesë e udhëtimit ka mbaruar, Irena nuk ndahet dot nga libri dhe vazhdon ta lexojë.
Ajo intrigohet nga historitë e robotëve Meka, që krijojnë një univers të ri në një përmasë të re kohë-hapësirë. Inteligjenca artificiale do të mbrojë dashurinë e saj dhe do të zhgënjejë pushtuesit alienë. Një arushë prej pelushi do të shpëtojë jetën e një fëmije nga një përbindësh që endet mbi Tokë.
Vendime të çuditshme do t’i kthejnë eksperimentet në makthe, autoritetet do të mashtrohen nga grabitës të mistershëm dhe zemra të thyera do të kërkojnë shpagim.
Lexoni bashkë me Irenën se si ajo shpëton Yllin e Mëngjesit dhe bëhuni gati të përjetoni përmasat e një jete krejtësisht të re.
Autori | Dorian Keys |
---|---|
Shtëpia botuese | Botimet Toena |
Përkthyesi | Xhimi Lazri |
Kategoria |
Tregime Fantastiko-shkencorë Libra të rinj |
Numri i faqeve | 336 |
Data e botimit | Mars 2025 |
ISBN | 9789928348258 |
Gjuha | Shqip |