H. C. Armstrong

Harold Courtenay Armstrong (1891-1943) ishte një ushtar dhe shkrimtar britanik, i cili, pasi kishte shërbyer si atashe ushtarak në Indi, para Luftës së Parë Botërore, u dërgua në gadishullin Arabik si oficer zbulimi dhe u kap në rrethimin e Kut-it. I kapur nga turqit, ai marshoi si i burgosur, nga jugu i skajshëm i Arabisë, përmes Sirisë deri në Turqi, dhe, pas një përpjekjeje të dështuar shpëtimi, ai u burgos.

Ai u largua nga Turqia para përfundimit të luftës dhe më vonë u dërgua përsëri në Stamboll si zëvendësprokuror ushtarak në Komisionin e Lartë Britanik. Ai i ruajti marrëdhëniet me turqit, përfshi edhe Mustafa Qemalin, dhe ishte dëshmitar i ngritjes së Turqisë së Re.

Është autori i disa librave për Turqinë, si “Turkey in Travail” (1925), “Turkey and Syria Reborn” (1930), “Unending Battle” (1934), dhe “Lord of Arabia” (1934).

Armstrongu vdiq më 1943.